Rona Nishliu, koncert “Me motivet tona” në Prishtinë

Këngëtarja Rona Nishliu prezantoi pjesë të koncertit “Me motivet tona”, para kalimtarëve të rastit në një lagje të Prishtinës.
Rona ka zgjedhur pikërisht një vend, të njohur nga prishtinasit si “kurrizi”, për paralajmërimin e albumit të parë si pjesë e asaj që përfaqëson identitetin e Prishtinës, sepse është simbol i viteve ’90.
Koncerti “Me motivet tona” në Prishtinë, i cili solli tingujt Jazz me motive të trevave të ndryshme shqiptare, u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsimin dhe Kulturën, të Komunës së Prishtinës.
Projekti “Me motivet tona” i këngëtares Rona Nishliu është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Koncert të ngjashëm, këngëtarja do të ketë më 1 Maj, në lulishten e Kryeministrisë në Tiranë.

Advertisement