Bruce Jenner: Jam grua

Ka kaluar shumë peripeci Bruce Jenner, por më në fund e ka pranuar para të gjithë botës se ai ka lindur me shpirtin e një gruaje.
Kampioni i Lojërave Olimpike ka folur në intervistën e shumë pritur për Diane Sawyer dhe ka diskutuar për gjithcka, që nga hera e parë që është ndjerë ndryshe e deri tek tre martesat e tij.
Ai ka thënë se ende e tërheqin femrat, por për momentin ndihet aseksual.
“Nuk jam homoseksual. Kurrë nuk kam vajtur në shtrat me një mashkull, madje gjithnjë kam qenë i martuar dhe kam bërë dhe shumë fëmijë.”
Por pasi gazetarja e ka pyetur sërish më pas, Jenner e ka ndryshuar paksa përgjigjen e tij.
“Le të themi se për momentin jam aseksual. Vitin e ardhshëm edhe unë do të mësoj më shumë për veten time.”
Një tjetër zbulim i bërë gjatë intervistës është se ish-gruaja e tij, Kris Jenner, e dinte që atij i pëlqente të vishej me rroba femrash.
Në fakt për faj të hormoneve që kishte marrë në vitet ’80, Bruce ishte bërë edhe me gjoks.
Por megjithatë Jenner ka thënë se marrëdhënia mes tyre ishte shumë e mirë, pavarësisht kësaj.
“E dua Kris-in. Kam bërë jetë të mrekullueshme me të. Prej saj kam mësuar shumë”, ka thënë ai.
Por tashmë Bruce Jenner ka zgjedhur të vijojë me jetën e tij, madje ka zgjedhur edhe një emër të ri me të cilin dëshiron që njerëzit ta thërrasin, edhe pse ende nuk e ka bërë të ditur.
Jenner ka vijuar të pijë hormone dhe tha se madje mendimet e tij shkojnë edhe më tej pasi ai dëshiron të kryejë edhe operacionet përkatëse për të plotësuar transformimin e tij në grua.
Por të gjitha këto ndryshime nuk kanë qenë të thjeshta.
Bruce madje ka kaluar një periudhë aq të errët në jetën e tij sa që ka menduar edhe vetëvrasjen.
Kjo ka ndodhur kur ai mendonte se të gjithë do të zbulonin sekretin që fshihte pa qenë gati për të dalë në publik.
“Ajo ka qenë nata më e vështirë në jetën time. Mendoja të merrja një pistoletë dhe ti jepja fund gjitthckaje. Por më pas mendova: “Nuk mund ta bëj këtë. Dua të di si do të përfundojë kjo histori.”.
Bruce ka patur edhe mbështetjen e familjes, vecanërisht të Kim Kardashian dhe Kanye West.

Advertisement