Këto të dhëna të fundit kanë tronditur median latine.

Thashethemet më të nxehta të momentit sigurojnë se aktoria hollywood-iane Angelina Jolie është shumë e interesuar për aktorin kubanez William Levy dhe ka bërë të pamundurën për të kontaktuar me të.

Advertisement

Sipas informacioneve të medias latine ‘Comunidad de telenovelas’Jolie u takua me Levyn para pak kohësh. Ndërkohë Levy është duke zhvilluar karrjerën e tij kinematografike në Hollywood.

Aktori sexy mori pjesë në filmin ‘Resident Evil’ krah Milla Jovovoich, film në të cilin mundi ta shikonte Jolie. Aktorja ka mbetur e mrekulluar nga kubanesi, për të cilin thuhet se ka shumë ngjashmëri me aktorin dhe ish partnerin e saj Brad Pitt.

Image result for levy and pit

Joli ka mundur të kontaktojë me Willin, por ata ende nuk janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit. William ka pohuar këtë informacion për njerëzit e tij shumë të afërt.

Një lidhje me Jolie do të ndihmonte aktorin që rrëmbeu zemrat e të gjithëve për të hedhur hapa të sigurtë në Hollywood. Ndërkohë kujtojmë se Levy është përfolur dhe për divën Jennifer Lopez, në kohën kur ai ishte pjesë e klipit të këngës ‘I’m into You’.

Image result for levy and jlo