Roma është një prej vendeve më të preferuara të turistëve të cilët vendosin të vizitojnë Italinë. Sigurisht gjëja e parë që mund të vizitosh nga Roma janë shatërvanët në qendër të qytetit. Por për të ruajtur këto bukuri të këtij qyteti, kryebashkiakja Virginia Raggi ka ndaluar konsumin e ushqimeve apo pijeve pranë këtyre shatërvanëve. Cilido që konsumon ushqim apo pije pranë shatërvanëve të famshëm dhe nëse dikush kapet do të paguajë një gjobë prej 240 eurosh. Raggi shkroi në një postim në Facebook se bukuria e Romës duhet respektuar nga të gjithë, kështuqe nuk do tolerohet asnjë sjellje që cënon dekorin e qytetit. Herës tjetër që ndodheni pranë Shatërvanit të Trevit, Shkallëve Spanjolle, Panteonit të Romës apo Koloseut, bëni kujdes të madh!

Advertisement