Britanikja Rolls-Royce prezantoi në festivalin e “Villa D’Este” modelin “Sweptail”, një ekzemplar unik i realizuar me porosi nga një i apasionuar shumë i pasur i kësaj marke. E frymëzuar nga veturat e stilistëve të viteve ’20, ky model tregon se si marka angleze ka arritur të ruajë traditën e saj të madhe edhe në një optikë futuriste, duke i dhënë gjithnjë e më shumë hapësirë personalizimieve për çdo klient. Si zakonisht, Rolls Royce nuk ka dhënë informacione zyrtare mbi çmimin e paguar për këtë mrekulli mbi rrota, por nga shumë burime pranë qarkullojnë fjalë se klienti ka paguar më shumë se 11 milionë euro.