Ata do të shfaqen në datat 25 dhe 29 nëntor në arenën e O2 të Londrës dhe në datat 13 dhe 15 dhjetor në Prudential Center në Newark, qytet pranë New York. Këto data do të shënojnë dhe rikthimin e tyre në skenën muzikore. Rolling Stones nuk janë shfaqur më së bashku që prej vitit 2007 dhe shpesh janë përfshirë në debate mes tyre. Por këtë radhë për shkak të festimit të 50 vjetorit të bandës muzikore “djemtë” vendosën të rikthehen. Fansat e kanë pritur këtë lajm për gati 5 vite, ndaj tani ndihen të emocionuar dhe të lumtur për performancat e reja që presin të shijojnë.
Në videon e tyre në YouTube, Stones i drejtojnë një pyetje të gjithë fansave të tyre: “A jeni të gjithë gati? Ne jemi gati! Me siguri do të jeni duke n’a pritur”. Ky rikthim deri diku ishte i pritshëm duke qenë se banda mbush plot 50 vjet që nga krijimi i tyre. Ata debutuan së bashku për të parën herë më 12 korrik të vitit 1962 në Marquee Club në Londër.
Në një komunikim në faqen zyrtare të bandës, vokalisti Mick Jagger ka thënë: “Të gjithëve n’a pëlqeu ideja për të festuar 50 vjetorin tonë dhe Londra e New York-u janë vendet më të mira për t’a bërë”. Koncertet janë etiketuar me emrin “50 & counting” duke nënkuptuar se si historia e Stones nuk ka ndërmend të mbyllet këtu. Më 12 nëntor do të publikohet “GRRRR” greatis hits, i 30-i në numër për Stones, ku përkrah super hiteve muzikore do të ketë dhe këngë si “Doom and Gloom” apo “One More Shot”, regjistruar në Paris gjatë muajit gusht.