E veçanta e këtij roboti që është pagëzuar me emrin Kobian është se tregon emocione si trishtimi, gëzimi, inati apo euforia. Objektivi i këtij roboti është të kujdeset në të ardhmen për njerëzit e moshës së tretë që mund të kenë nevojë. Kjo nuk është hera e parë që nga Japonia na çudisin me robotë që imitojnë njerëzit. Para disa vitesh firma Toyota prezantoi robotin violinist.