Shqipëri – Procesi i numërimit drejt fundit, situata në rang vendi

Kështu në rang vendi janë numëruar deri në mëngjesin e sotëm 4658 Qv nga 4753 të tilla. PS kryeson me 40,91% duke fituar 65 mandate, e ndjekur nga PD me 40,01% e cila fiton 68 mandate dhe LSI me 4,81% me 4 mandate. Ndërkohë edhe PBDNJ, PDI dhe PR fitojnë nga një mandat në rang vendi. Koalicioni “Aleanca e ndryshimit” drejtur nga PD ka marrë 46,78% të votave dhe fiton 70 mandate, koalicioni “Bashkimi për ndryshim” kryesuar nga PS ka marrë 45,44% duke fituar 66 mandate, koalicioni “Aleanca socialiste për integrim” ka marrë 5,56% dhe fiton 4 mandate, dhe koalicioni “Poli i lirisë” me 1,81% ka 0 mandate.

Advertisement