Aktori shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, Robert Ndrenika, feston sot 76 vjetorin e lindjes. 
 
Filmat dhe shfaqjet teatrale ku ka luajtuar Ndrenika janë të panumërta, ndërsa në memorien e publikut mbeten gjithnjë të pashlyeshme shumë role të tij, si: Prefekti i filmit “Koncert në vitin 1936”, babai i Florit te “Njerëz dhe fate”, vjehrri i Marigosë te “Përrallë nga e kaluara” dhe shumë role të tjerë në karrierë e tij si aktor.
Gëzuar ditëlindjen “legjenda” e kinematografisë shqiptare!
Advertisement