Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Elite Zone” të gazetares Elita Rudi. Këngëtari gjatë intervistës ka folur për karrierën, projektet e tij mbi të cilat është duke punuar si dhe për marrëdhënien e tij me Norën, Renne-n dhe vëllain, Patrisin.

Lidhja e Patrisit me këngëtaren Tuna Sejdi dhe shtatzënia e mundshme kanë qenë temë kryesore për mediat rozë gjatë javëve të fundit. Kurioziteti është shtuar edhe më shumë duke qenë se asnjëri prej dy protagonistëve nuk ka pranuar të flasë. I vetmi i cili  ka pohuar diçka është pikërisht Roberti. Pasi ka pranuar lidhjen mes Tunës dhe Patrisit, gazetarja e ka pyetur Robertin për gjininë e foshnjës, nëse është vajzë apo djalë.

Advertisement

“Nuk e di. S’kam asnjë informatë. Kisha pas qejf që të ishte djalë. Vëllai im i madh ka dy vajza, unë kam një vajzë, ndoshta Patrisi na sjell një Berisha djalë. Gjithsesi çfarëdo që të jetë vetëm të jetë shëndosh është kryesorja”,- është shprehur Roberti.

Duket se një djalë do të ishte bekim dhe do ta bënte shumë të lumtur familjen. Roberti është bërë tashmë xhaxha si edhe vetë ka pohuar, por nëse do të bëhej me një nip padyshim do të ishte një gëzim i madh për të.