Rivale dhe në film

Kujtojme se Lopez më parë ka qenë e dashura e Ben Affleck, bashkëshortit aktual të Garner. “Është vërtet rastësi që emrat e dy aktoreve u përmendën për këtë projekt, por sigurisht që fjalët do të fluturonin nëse ato do të vendosnin të punonin së bashku”,‐ ka thënë një burim nga Hollywood. Jennifer Lopez filloi të frekuentonte Ben‐in në vitin 2002. Shpallën fejesën në muajin nëntor e më pas Afleck i dhuroi të dashurës një unazë me diamant rozë, që kushtonte 1,2 milion $. Martesa e planifikuar në 14 Shtator 2004 në Santa Barbara (Kaliforni) u anullua vetëm disa orë para dasmës. Ndërkohë Garner dhe Affleck u martuan në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

Advertisement