Rita: Pas ndarjes me Harris, doja të vdisja

Rita Ora ka treguar se ndarja me Calvin Harris ishte kaq e dhimbshme aq sa ajo dëshironte të “zhytej në krevat dhe të vdiste”. Në një intervistë për revistën “Wonderland”, Ora tregoi edhe atë çfarë ka përjetuar pas ndarjes.

“Në atë kohë… dëshiroja të rrija vetëm në krevat dhe të vdisja. Por arrita të dal nga ajo gjendje dhe tani jam gjallë. Në një farë mënyrë pash dritë në fund të tunelit dhe dëshiroj të ndryshoja komplet rrymën e albumit të ri”, tha Ora.

Advertisement

Harris ka punuar 4 këngë për albumin e dytë të Rita Orës por këto këngë nuk do të jenë pjesë albumit pasi çifti i dha fund lidhjes së tyre vitin e kaluar.