Rita Orën nuk e ndal as shiu… (Video)

Sezoni i verës është i mbushur plot me koncerte për Rita Orën dhe të papriturat nuk mungojnë…

 Kushtet e këqija atmosferike ia bën të pamundur këngëtares udhëtimin me avion për në Glasgow, por Rita e gjeti zgjidhjen: Shkoi me tren.

Advertisement

Mbrëmë ajo ka postuar disa video ku as shiu nuk e ka ndaluar atë që ta mbajë koncertin e paralajmëruar në qytetin e Skocisë, përkundrazi, dhuroi kështu një super shfaqje.

Madje, gjatë koncertit Rita i kishte dhënë hapësirë një çifti që të fejohen në skenë.