Rita Ora shkëlqen gjatë performancës në ‘The Voice Australia’.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tashmë prej tri vitesh është pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice Australia”.

Advertisement

Krahas angazhimit si trajnere, Rita jo pak herë ka qenë e ftuar edhe për të performuar në këtë spektakël.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe në episodin e fundit, ku ka interpretuar para publikut këngën hit të albumit të saj më të fundit, “Praising You”.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” ndau me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga kjo performancë, e cila duket të ketë qenë spektakolare.

Rita ka shkëlqyer e veshur me një kostum të kuq, i përbërë nga pantallona të shkurtra dhe bluzë të kuqe të materialit metalik.