Nuk ka aktivitet ku Rita Ora të marrë pjesë dhe të mos tërheqë vëmendjen kryesore.
Kështu ndodhi edhe në sfilatën e stilistit tunizian Azedin Alaja’ ku ylli i muzikës Pop tërhoqi gjithë objektivat e kamerave me veshjen e saj.
32-vjeçarja shqiptare u shfaq me fustan transparent dantellë pa reçipeta. Një model i ngjashëm veshjes u promovua edhe në sfilatën e Ajalasë, një koleksion për femra për periudhën Pranverë / Verë 2024.
Rita Ora ishte e ftuar speciale në këtë aktivitet, si rrallë herë pa bashkëshortin e saj. Sfilata është pjesë e javës së modës së Parisit.