Rita Ora rrëfim të sinqertë për dashurinë: Problemi im është…

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është lakuar shpesh në mediat e huaja, jo vetëm sa i përket jetës profesionale, por gjithashtu edhe asaj personale. Këtë herë ajo ka bërë një rrëfim të sinqertë për revistën “Marie Claire” ku ka rrëfyer se problemi i saj me lidhjet e dashurisë është se dashurohet shumë, sipas saj më shumë seç duhet.

“Njerëzit janë të interesuar të dinë për jetën time personale dhe unë e kam pranuar diçka të tillë. Por ajo që kam mësuar rreth dashurisë është se nuk është përparësia ime kryesore tani. Nuk mendoj se ka qenë për një farë kohe. Nuk e di, unë dua shumë dhe bie vërtet shumë në dashuri, gjithmonë. Dhe fansat e mi gjithmonë më thonë në Twitter, ‘Përpiquni të mos dashurohesh shumë këtë herë! Përpiqu ta marrësh lehtë!’ Dhe unë vetëm qesh sepse ata kanë gjithmonë të drejtë”,-ka thënë Rita.

Gjatë intervistës ajo ka treguar edhe mbi raportin e veçantë që ka me të ëmën, së cilës shpesh i kërkon të flejë të shtëpia e saj.

“I kërkoj mamasë sime të qëndroj në shtëpinë time gjatë gjithë kohës. Duke pasur nënën time aty ndihem e sigurt. Më pëlqen që ajo  gatuan për mua. Më pëlqen të kujdesen për mua, edhe pse jam, e rritur”,-është shprehur këngëtarja e njohur.

/Opinion.al/