Rita Ora pushton Azinë

Shqiptarja me famë botërore Rita Ora nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e saj në kopertinën e Harper Bazaar Vietnam.

Me një  fustan mbrëmjeje deri në fund të këmbëve me motive të kulturës aziatike dhe me flokët topuz Rita pozoi për kopertinën e revistës aziatike.

Advertisement

Fama e këngëtares 25-vjeçare po kapërcen të gjitha skajet, ndërsa në verë ajo u shfaq në kopertinën e Harper Bazaar Arabia. Teksa ndau me 8.4 milion ndjekësit e saj, fotot për numrin e revistës prestigjoze, të shumtë kanë qënë fansat që e kanë komplimentuar për këtë paraqitje.