Rita Ora publikon projektin e ri muzikor “Velvet Rope”

 

Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor “Velvet Rope” që do jetë pjesë e albumit të saj “Phoenix” më 23 nëntor.

Advertisement

Sërish bëhet fjalë për një këngë që i dedikohet dashurisë. Jeta e një mashkulli shihet nga sytë e ish-partneres, e cila vë re se ai po vazhdon jetën e tij pa i dhënë rëndësi të kaluarës.

“Velvet Rope” është publikuar vetëm me audio dhe tekst. Kënga është shkruar nga vetë Rita, pa ndihmën e një kompozitori apo tekstshkruesi.

Këngëtarja shqiptare ka thënë se kënga është personale dhe e rëndësishme për të. Nuk dihet për cilin partner e ka shkruar Rita këtë projekt, por pritet që të jetë suksesi i radhës për të./ATA