Rita Ora publikon këngën e re me filmime nga fëmijëria e saj…

Këngëtarja Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Shape of Me” e cila është në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia” Keith Urban.

Kënga e re është një dhuratë për nënën e saj Verën, me rastin e ditëlindjes së 60-të. Në videoklipin e këngës ka filmime nga fëmijëria ndër vite e artistes me origjinë shqiptare.

Advertisement

Nëna e Ritës, Vera, babai i saj Besniku, motra e madhe Elena, 35 vjeç dhe vëllai më i vogël Don, 25 vjeç, shihen gjithashtu në këtë videoklip në momente të ndryshme.

Rita Ora ëshët shprehur se kishte kohë që dëshironte t’i dedikonte nënës së saj një këngë.