Rita Ora publikon albumin e tretë!

Pas 5 vitesh, Rita Ora publikon albumin e saj më të ri. “You & I” është albumi i tretë në karrierën e saj 15-vjeçare si këngëtare, gjatë së cilës ka prekur majat e muzikës botërore.

Albumi i ri mban emrin e hitit më të ri që u publikua të premten, së bashku me shumicën mes 12 këngëve që renditen në listë. 32-vjeçarja shqiptare u shpreh në një intervistë pas publikimit të albumit se këtë këngë që ia dedikon bashkëshortit, Taika Uaititi e bëri mëngjesin pas natës së dasmës, ende pa i dalë pija.

Advertisement

“Producenti kishte kohë për mua vetëm mëngjesin pas dasmës, ndaj dhe mendova që duhet ta bëja patjetër. Pas tre orësh gjumë, lash bashkëshortin në shtrat shkova në studio dhe nisa aty ta shkruaj vetë. Është kënga ime e preferuar e këtij albumi.”

Në hitet e albumit të ri që do t’i shoqërojnë shoqërojnë të gjithë në pushimet e kësaj vere, ylli i muzikës Pop thotë se ka përmbledhur të gjitha emocionet, duke nisur nga dashuria deri tek vështirësitë e karrierës, duke e quajtur si një ditar të saj të viteve të fundit.