Në shtëpinë e Xhensilës dhe Besit sot ka festë!

Sot, pesë vite më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku mirëpritën në jetë bekimin e tyre më të madh.

Ata u bënë prindër të vogëlushes që e pagëzuan me emrin Ajka, e cila ka ndryshuar përgjithmonë jetët e tyre.

Advertisement

Sot Ajka është vajza e ditëlindjes, ndërsa Xhensila dhe Besi e kanë nisur festën që në mesnatë. Sapo ora ka shënuar 00:00, ata i kanë kënduar këngën e ditëindjes, ndërsa këngëtarja ka filmuar këtë moment të veçantë.

E emocionuar dhe e ndrojtur, Ajka ka mbyllur sytë duke fshehur fytyrën, ndërsa dy prindërit i këndojnë për 5 vjetorin. Shumë urime për Ajkën!

“Masa e gjithçkaje je Ajka ime! 5 vite diell në shpirtin tonë”- shkruan Xhensila.