Rita Ora publikon albumin e ri “Phoenix”

Albumi Rita Orës me titull “Phoenix” doli sot në shitje në të gjitha platformat online, por edhe në formatin fizik.

“Phoenix” ashtu siç ka bërë me dije vet këngëtarja me prejardhje shqiptare, është një titull i frymëzuar nga puna e madhe e bërë për këtë album, i cili pati premierën e tij pas gjashtë viteve.

Advertisement

Pjesë e këtij albumi janë këngët hit të këngëtares si: “Your Song”, “Let you love me”, “Lonely together” (bashkëpunim me Avicii), “Anywhere”, si dhe shumë këngë të reja./ATA