Ajo është përfolur për një kohë të gjatë për të qenë pjesë e “X – Factor UK”, si gjyqtare.
Dhe tashmë është konfirmuar se Rita Ora dhe Nick Grimshaw do t’u bashkohen mbrëmjeve të talenteve të Simon Cowell në edicionin e radhës.
Cheryl Fernandez – Versini gjithashtu do të rikthehet në panel.
Me këta gjyqtarë të ri, nënkuptohet se Louis Walsh dhe Mel B, të një viti më parë, nuk do të jenë më pjesë e spektaklit.
Lajmi është konfirmuar në një postim në llogarinë zyrtare të “X – Factor UK” në Twitter dhe është pasuar nga një foto e Rita Orës në Instagram, teksa ka pozuar pranë Nick dhe Cheryl, në takimin e një dite më parë.