Rita Ora fton fansat në koncertin në Kullën Eiffel

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora do të realizojë një koncert nga maja më e lartë në Paris.

Rita do të ngjitet në Kullën Eiffel për të interpretuar live me 30 shtator repertoarin e saj të këngëve në një koncert virtual, biletat e së cilti kanë dalë tashmë në shitje.

Advertisement

Ajo ka realizuar edhe spotin reklamues të koncertit në kryeqytetin fancez, në të cilin shfaqet mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtër ngjyrë blu. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi me këtë paraqitje, duke rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj glamuroze.

“Më pak se një muaj deri në kohën e spektaklit! Shkoni story-t e mija për bileta në filmin tim të performancës, Rita në Paris”, ka shkruar Ora në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj.