Ndahet nga jeta këngëtarja 39-vjeçare Sarah Harding

Këngëtarja e “Girls Aloud”, Sarah Harding, 39 vjeç, e cila vuante nga kanceri në gji, vdiq të dielën në mëngjes, ka thënë nëna e saj.

Harding zbuloi në gusht 2020 se ajo ishte diagnostikuar me sëmundjen, e cila ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të saj.

Advertisement

Nëna e saj Marie njoftoi lajmin në Instagram, duke e përshkruar vajzën e saj “të bukur” si “një yll të ndritshëm dhe të shndritshëm”.

Në fillim të këtij viti Harding zbuloi se mjekët i kishin thënë se nuk do jetonte  Krishtlindje të tjera.

Anëtarja e grupit Girls Aloud, Nadine Coyle udhëhoqi homazhet, duke thënë se ajo ishte “absolutisht e shkatërruar”.

“Unë nuk mund të mendoj për fjalë që ndoshta mund të shprehin se si ndihem për këtë vajzë dhe çfarë do të thotë ajo për mua. E di që shumë prej jush do të ndihen në këtë mënyrë,” shkroi ajo në Instagram.