Rita Ora flet hapur për luftën kundër ankthit!

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka dhënë një interviste në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin.

33-vjeçarja tha se kjo ka qenë një luftë e vazhdueshme që ka arritur ta mbajë nën kontroll përmes kombinimit të metodave tradicionale dhe jokonvencionale.

Advertisement

Qasja e Orës është ndikuar nga Wim Hof, metoda e të cilit janë të njohura për përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik.

Përveç praktikave fizike, ajo vlerëson edhe muzikën si terapi të saj në procesin e shërimit.

Albumi i tretë “U and I” shërben si një testament për udhëtimin e saj duke ofruar njohur për betejat dhe rimëkëmbjen e saj.

Kam shumë ankth, por mendoj se të gjithë në vendin tim e kanë, të jem e sinqertë. Mendoj se tani është shumë bukur që këto lloj bisedash tani janë të lirshme, madje ka ditë që janë më të mira se të tjerat”, tha këngëtarja.

Tani kam mësuar të kuptoj kur do më ndodh një sulm paniku. Më parë ende ndihesha sikur ishte diçka e huaj për mua. Unë bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze dhe përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme”, shtoi Rita.

Ky rrëfim i artistes është një shtytës i fortë për ata që kanë nevojë të shtojnë kujdesin ndaj vetes dhe nevojës për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme, qoftë përmes terapisë, muzikës apo metodave jokonvencionale të shërimit.