Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Rita Ora deklaroi se vazhdon të jetë e prekur nga vdekja e Tim Bergling, DJ i famshëm suedez, i njohur si Avicii, gjashtë muaj më parë.
“Ishte një tronditje e vërtetë”, tha këngëtarja me origjinë nga Kosova për DPA-në.
“Kjo ngjarje na tregoi se pas gjithçkaje, mund të ketë errësirë dhe trishtim”, shtoi ajo.
“Është me të vërtetë e vështirë, sidomos kur e njeh dikë dhe nuk e dini se çfarë do të ketë më pas”, tha Ora.
Bergling, 28 vjeç, i gjet i vdekur në një hotel në Oman, prillin e kaluar. Në një dokumentar britanik ai kishte folur për ankth dhe stres.
Rita Ora ishte mikeshë e Bergling dhe së bashku kishin regjistruar këngën “Lonely Together”.
Albumi i saj i ri “Phoenix” del më 23 nëntor.