Rita Ora dhe Lewis Hamilton ribashkohen në New York

Lewis Hamilton dhe Rita Ora janë ribashkuar sërish në New York këtë të premte, menjëherë pasi 31-vjecari është kthyer nga udhëtimi i tij në Karaibe.
Të dy kanë hyrë në klubin Up&Down  me dhjetë minuta diferencë nga njëri-tjetri, ndërsa kur kanë dalë kanë pritur rreth pesë minuta.
Rita ishte veshur me një bluzë-fustan të bardhë me dizajn zjarri në fund, kombinuar me një xhaketë të kuqe me vija të zeza.
Ndërsa Lewis ishte veshur sportiv me një bluzë me këmishë sipër dhe xhinse të grisura.
Të dy kanë një shoqëri disa vjecare por së fundmi qarkullojnë thashetheme rreth një lidhjeje të mundshme romantike mes tyre pasi shihen thuajse në cdo rast në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Advertisement