Këngëtarja e famshme ndërkombëtare, Rita Ora sapo zbriti në aeroportin e Prishtinës.

Aty e ka pritur një delegacion nga qeveria e Kosovës. Ndërkohë ajo pritet që në orën 15:00 të dalë në konferencë për shtyp. Ndërsa në darkë do të ngrej në këmbë me zërin e saj sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Advertisement

Më pas Rita ka publikuar një video me një vajzë të vogël, e cila i tregon se ajo dhe e ëma e duan shumë. Krah videos këngëtarja shkruan: “Zemra ime çfarë mikpritje – Krenare që jam shqiptare për momente si këto! Të dua!

Sapo është akomoduar në hotel këngëtarja ka publikuar video të disa ushqimeve tradicionale duke thënë me zë të lartë: “shtëpiii…”. Ajo gjithashtu ka publikuar dhe një foto nga dritarja e hotelit, ku ka shkruar: “Gati! Kjo do të jetë një natë që do të mbahet mend! Kosova 10”.