Riri flet

Në një intervistë për Good Morning America, e cila do të transmetohet nesër (të premten), ylli i muzikës i ka rrëfyer Dianë Sawyer: ”Kjo më ndodhi mua, por mund t’i ndodhë kujtdo”. Rihanna ka rrëfyer se sulmi i cili e plagosi rëndë para 9 muajsh, ishte shumë i vështirë të kalohej sepse Chris ishte dashuria e saj e parë e madhe. Këngëtarja ka folur edhe për vëmendjen e madhe të mediave dhe tmerrin e pas incidentit. “Unë rashë të flija si Rihanna dhe u ngrita si Britney Spears. Ky ishte niveli i kaosit të shkaktuar nga mediat një ditë pas. Gjëja pozitive e këtij episodi është se njerëzit mund të mësojnë prej tij. Dua që t’i jap sa më shumë vizibilitet vajzave të reja, sepse më duket se përfaqësoj një zë që në të vërtetë nuk dëgjohet”,‐ ka thënë ajo. 

Advertisement