#RIP Adele

#RIP Adele ishte bërë trend në Twitter të djelën (29 janar) dhe kjo përhapi shumë panik në radhët e fansave të këngëtares. “Kur lexova RIP Adele si trend, gati sa nuk vdiqa”,- ka shkruar një përdorues i rrjetit. “U tremba vërtetë shumë”,- ka thënë një tjetër. Por sigurisht që nuk ka asgjë për t’u trembur pasi vdekja e artistes nuk ishte e vërtetë. Tashmë është bërë e zakontë që të shpërndahen cicërima false mbi vdekjen e personazheve të famshëm, ndaj kjo e Adele është e fundit syresh. Disa nga protagonistet e këtyre shakave aspak të lezetshme kanë qenë javët e fundit edhe Demi Moore, Cher e Rihanna.

Advertisement