Ernest Heminguej rikthehet në qytetin e tij Key West, jo në një, por dhjetëra versione.
Burra me mjekër të bardhë, bluza të trasha e veshje peshkatari mbushën një bar të qytetit ishull të Floridës, duke garuar në konkursin e përvitshëm të sozisë së Heminguejit.
135 burra nga e gjithë bota përballen për titullin në Slopy Joes Bar, një ambient i frekuentuar shpesh nga shkrimtari i famshëm në vitet e fundit të jetës.
Konkursi është kthyer në një atraksion në Key West. Ai nis të enjten dhe mbyllet ditën e shtunë me kurorëzimin e fituesit, njeriut që më shumë i ngjason gjigantit të letërsisë amerikane.
Këtë vit, festivali i ditëve të Heminguejit përkoI me 120-vjetorin e lindjes së tij, në 21 korrik.
/ATA/