Më në fund!

Ariana Grande sapo ka publikuar klipin më të ri për këngën “No Tears Left To Cry”, ashtu siç lajmëruam ditën e djeshme. Kënga është e para nga albumi i katërt i saj që pritet të dalë në treg në fund të vitit.

Advertisement

Singëlli vjen në formën e një balade pas një zemre të thyer, por që rimerr veten dhe vazhdon të jetojë. Vokali i Grandes është padiskutim i magjishëm dhe klipi gjithashtu.

Projekti i saj i fundit vjen dy vjet më vonë pas albumit “Dangerous Woman” dhe koncertit me rastin e tragjedisë së Manchester nga sulmi terrorist.