Rikthim si Che Guevara

Këngëtari portorikan do të luajë rolin e Che Guevara, ndërkohë që rolin e Eva Perón do t’a interpretojë këngëtarja argjentinase Elena Roger. Kjo e fundit ka interpretuar të njëjtin rol edhe në Londër. Juan Perón do të interpretohet nga aktori amerikan Michael Cerveris. Musical-i do të debutojë në Marquis Theatre të New York, nën regjinë e Michael Grandage, fitues i Tony Awards (Oscar-ët e teatrit). Evita është ideuar 30 vite më parë nga figura të shquara të këtij zhanri Andrew Lloyd Weber e Tim Rice. Më pas në vitin 1996 u realizua version kinematografik me Madonna-n dhe Antonio Banderas, ku ky i fundit lunate rolin e Che.

Advertisement