Rikthim në origjina

Saturday, December 13, 2025

Pas 3 vitesh distancë nga IT IS TIME FOR A LOVE REVOLUTION (2008), muzikanti new york-ez është gati të rikthehet për t’u dhuruar fansave të tij këtë produksion me 12 këngë të reja. Artisti është shumë entuziast: “Jam shumë i ekzaltuar nga ideja që gjithkush mund të dëgjojë BLACK AND WHITE AMERICA. Përsa i përket teksteve dhe muzikës ndjej se ky album është më i larmishmi dhe më i pasuri i të gjithë karrierës sime”. Pjesët e kitarës dhe vokalet janë regjistruar sa në Paris e sa në Bahamas. Disa zëra sugjerojnë se ky disk është një rikthim në origjina: shumë soul i viteve ’70, orkestrime me shumë vegla dhe një damar funk-u që n’a sjellin në mendje LET LOVE RULE dhe MAMA’S SAID, dy hitet e para që i zbuluan botës talentin e Lenny-t. Me zorr po presim të dëgjojmë këngët e reja të këtij artisti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -