Rikthim në Francë/ Miliona euro për një pikturë të Van Gogh

Pas më shumë se dy dekada në Francë do të rikthehet sërish impresionisti holandez Vincent Van Gogh.

Bëhet fjalë për një pikturë peisazh, i cili është shfaqur në Paris të mërkurën pritet të shitet nga 3 deri në 5 milionë euro kur të dalë në ankand në muajin qershor.
E realizuar në vitin 1988, në vitet e para të karrierës së artistit, piktura u frymëzua nga jeta në fshatrat rreth Hagës, ku Van Gogh kaloi një kohë të shkurtër, por shumë të rëndësishme për krijimin e stilit të tij artistik.

Advertisement

Organizatorët e ankandit thonë se rëndësia e pikturës theksohej nga fakti se ajo kishte qëndruar e varur për 25 vjet, në muzetë me prestigjoze të botës.

Si peisazhi i vetëm i realizuar nga artisti holandez gjatë kësaj periudhe në karrierën e tij, ajo përmban shumë elementë që më vonë do të bëheshin simbole të punës së tij, përfshirë qiejt e veshur nga retë.

Në një letër për vëllain e tij Theo, Van Gogh tregonte se sa shumë ishte impresionuar nga gratë fshatare, të cilat pasqyrohen teksa lëvizin nëpër arat me kokat e mbuluara me shami. Ankandi do të zhvillohet në 4 qershor në kryeqytetin francez.