Rikthim i origjinaleve

Pas lajmit se Heidi Range, Amelle Berrabah dhe rekrutja e re Jade Ewan do të vazhdojnë me publikimin e albumit SWEET 7 muajin e ardhshëm, Mutya është shumë e vendosur të rikthehet së bashku me shoqet e vjetra të grupit Keisha Buchanan dhe Siobhan Donaghy. Sipas THE SUN, Mutya është shumë e bezdisur nga fakti se në SUGABABES nuk ka mbetur asnjë nga pjesëtaret origjinale, ndaj ka kaluar orë e orë të tëra në telefon duke u mbushur mendjen vajzave që të ribashkohen e krijojnë një grup të ri me emër të ri. Por çfare mendojnë vajzat e tjera për ribashkimin?

“Mutya është shumë e vendosur t’a bëjë ribashkimin. Keisha ka karrierën e saj solistike tashmë si dhe një projekt me Jay Sean, por ndihet më rehat me grupin”,- ka thënë një burim. Ndërkohë Siobhan thuhet e po e konsideron seriozisht ribashkimin me vajzat e grupit, sidomos dhe pas takimit me Mutya-n këtë verë dhe kalimit të mosmarrëveshjeve të vjetra. Kujtojmë se Mutya, Keisha dhe Siobhan krijuan Sugababes në 1998 dhe shijuan suksesin për tre vite me radhë. Pas kësaj në 2001 Siobhan thuhet se u hoq nga grupi, u zëvendësua me Heidi-n e më pas në 2005-ën Mutya me Amelle dhe së fundmi Keisha u zëvendësua me Jade. Me sa duket trioja origjinale e SUGABABES ka vendosur t’i lërë pas krahëve mosmarrëveshjet dhe t’i japin bashkimit një  tjetër mundësi. Tashmë, janë më të rritura dhe të afta të përballojnë famën dhe gjith ç’pason.

Advertisement