Selena Gomez është rikthyer në rrjete sociale “Ditën e Falenderimeve” dhe mesazhi i saj i ka prekur të gjithë fansat. “Kam shumë gjëra për të cilën duhet të falenderoj zotin këtë vit.  Ky vit ka qenë i vështirë për mua. Kam luftuar shumë.”- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur një fotoje bardh e zi ku shfaqej bashkë me fansat në një koncert. “ Unë thjesht kam dashur të reflektoj dashurinë që të gjithë ju më jepni mua prej vitesh dhe të tregoj se sa i rëndësishëm është fakti që ju interesoheni për mua. Mirësia gjithmonë fiton. Ju dua njerëz. Zoti ju bekoftë.”

Në American Music Awards 2016 Selena i ka surprizuar të gjithë të pranishmit dhe teleshikuesit me një fjalim mbi vetë-pranimin. “Mendoj se të gjithë ju dini shumë për jetën time, thuajse çdo gjë edhe nëse kjo më pëlqen apo jo. Por nuk e di nëse e keni kuptuar se kam qenë e dërrmuar emocionalisht. Gjithsesi, çdo gjë ka kaluar dhe unë do mundohem që të jem sa më parë jush dhe të mos ju zhgënjej”, – ka thënë Gomez.

Advertisement

Disa prej yjeve të pranishme, si Lady Gaga apo Ariana Grande, janë prekur dhe kanë nisur të lotojnë./Blitz.al/