Rikthehet Joss Stone

Ky album do të dalë në qarkullim duke filluar nga 2 tetori dhe fillimisht do të prezantohet nga koveri i “While you’re out looking for sugar”, origjinali i të cilit ka qarkulluar rreth vitit 1969 nga Honey Cone. Kjo CD vjen pas 10 vitesh, atëherë kur Joss ishte vetëm 15 vjeç dhe realizoi albumin e saj të parë, album i cili arriti të shesë plot 11 milion kopje. Duket se 2012-a është momenti i saj më i mirë për t’u rikthyer fuqishëm në muzikë me këngët e saj soul. Duhet përmendur se edhe eksperiencat e live-it apo bashkëpunimet me emra si Dave Stewart apo Mick Jagger kanë luajtur një rol të madh në formimin e saj artistik.

Advertisement