Në një shkollë në Puerto Rico ishte një ditë feste!
Nxënësit shpërthyen në britma gëzimi pasi erdhën dritat për herë të parë në 112 ditë. Akademia Bautista de Puerto Nuevo në San Juan postoi një video në Facebook ku shfaqen nxënësit që hidhen përpjetë nga gëzimi, ndërsa mësuesit i bien zileve për të festuar rikthimin e elektricitetit.
Hidhini një sy më poshtë:
I gjithë ishulli mbeti pa drita më 20 shtator. Guvernatori Ricardo Rossello tha se deri më 15 dhjetor, 95% e ishullit do të kishte drita sërish, por një muaj më vonë, vetëm 62% e vendasve kanë energji elektrike, ndërsa vetëm 80% e rrjeteve elektrike po prodhojnë elektricitet.