Ed Sheeran është rikthyer në muzikë me dy këngë të reja. Pas shumë muaj pritje nga fansat e tij, këngëtari i “Thinking Out Loud” i ka përmbushur premtimet ndaj fansave të tij duke publikuar në mesnatë dy këngë.

“Castle on the Hill” dhe “Shape of You” janë dy këngët që këngëtari ka publikuar orët e fundit pas një viti mungesë. Jo vetëm kaq, por gjatë atij viti ai ka pasur edhe shumë pak dalje në publik dhe koncerte.

Advertisement

Vetëm në muajin nëntor ai mori pjesë në një event në një jetimore në Angli ku ishin të pranishëm rreth 350 të ftuar. Në muajin dhjetor ai njoftoi se do të mbyllte llogaritë e tij në rrjete sociale  për të shijuar, sipas tij, botën reale. Por sigurisht që ka paralajmëruar fansat se së shpejti do të sillte albumin e tij të tretë, sipas tij një ndër më të mirët që ka bërë ndonjëherë.