Fotoja në fjalë është coveri i singëllit të ri të këngëtares. Ajo shfaqet e veshur në stil retro, me një korse prej lëkure dhe një rrip mesi metalik. Ne foto duken edhe një palë brirë djalli dhe bishti i tij tipik. Kënga në fjalë titullohet NOT MYSELF TONIGHT dhe do t’i paraprijë albumit BIONIC, i pari pas katër vitesh pushim. Rikthimi i Christinës është parashikuar për në muajin korrik edhe pse ende nuk është fiksuar një datë ekzakte.