Një tjetër betejë dixhitale e fituar për Prince. Videot e artistit nga Minneapolis që u nda nga jeta një vit më parë kthehen në YouTube me dëshirë të trashëgimtarëve të tij.
E njëjta rrugë është ndjekur dhe me prodhimtarinë tij të përdorur në Spotify pas vdekjes.
Pak ditë pas publikimit të numrit të Expanded Deluxe e Purple Rain, është rikthyer në YouTube një sasi e vogël, por domethënëse e arkivit të videove të Prince.
Janë 6 klipe zyrtare të asaj periudhe që nga “When Doves Cry” dhe “Let’s go crazy”.
Për vite me radhë artisti, i shuar në moshën 57-vjeçare më 21 prill 2016, ishte kategorikisht kundër çdo formë publikimi të videove në YouTube, me një eleminim të këngëve të tij dixhitale, në paqe dhe me fansat.
Prince ka qënë ndër artistët e parë që ka publikuar online muzikën e tij në një faqe, në shenjë proteste ndaj shtëpive më të mëdha diskografike, por donte ta bënte duke pasur kontrollin.