Naomi Campbell, Cindy Crawford dhe Claudia Schiffer, janë ndër emrat më të njohur në industrinë e modës në gjithë botë.
Yjet e pasarelave të viteve ‘90, janë rikthyer në një seancë fotosh surprizë, duke provuar se janë ende mbretëresha përpara aparatit.
Tre supermodelet, janë bashkuar për fushatën pranverë-verë të 2016 të markës franceze “Balmain”.
Ai që i ka bërë bashkë në këtë konceptimit të ri divat e modës është drejtori artisti i kësaj fushate Oliver Rousteing, i cili e ka përshkruar këtë fushatë si : “një ëndërr e bërë realitet”.
Noami Campbell 45 vjeç, Claudia Schiffer 45, e Cindy Crawford, 49 vjeç do të jenë imazhet e një linje frymëzuar nga stili rock të vitet 90, ndëkohë në foto ato shfaqen sensuale dhe me trup të tonifikuar, sikur koha nuk ndryshuar asgjë.
“Ndërkohë që realizonim fotot, më vinte për të qeshur sepse imagjinoja si do të reagonte vetja ime si adoleshent, për këtë ribashkim. Do të doja që dikush të kishte udhëtuar në kohë dhe me të më kishte thënë se një ditë do të isha në Neë York, duke parë Steven Klein të fotografojë Cindy, Claudia dhe Naomi për fushatën time Pranverë 2016, për këto katër talente që më kanë frymëzuar mua çdo ditë”, është shprehur i emocionuar Oliver Rousteing.