Janet Jackson nuk është e sëmurë me kancer

Janet Jackson ka hedhur poshtë zërat se është e sëmurë me kancer, nëpërmjet një postimi në Twitter.
Fillimisht ka qenë ekipi i saj i bashkëpunëtorëve të cilët kanë thënë se vetë këngëtarja do të lëshonte një deklaratë si pasojë e zërave që kishin nisur të qarkullonin lidhur me sëmundjen e saj.
Më pas ka qenë Jackson e cila ka shkruar: “Mos harroni… duhet ta besoni vetëm kur ta keni dëgjuar prej meje. Thashethemet nuk janë të vërtetë. Nuk jam e sëmurë me kancer. Mjekët më kanë aprovuar datat e koncerteve në Europë, të cilat ju thashë që do të më duhet ti shty.”
Të gjitha thashethemet nisën para një muaji kur këngëtarja u detyruar të shtynte datat e koncerteve si pasojë e problemeve shëndetësore.

Advertisement