Rikthehemi në Nëntor!

Grupi është formuar në POPSTARS: THE RIVALS, spektakli i talenteve të ITV 10 vite më parë dhe ka pasur shumë zëra që sugjeronin një ribashkim të tyre me rastin e 10 vjetorit. Cheryl Cole ka konfirmuar për DAYBREAK se këto zëra janë të vërtetë: “Këtë vit grupi bën 10 vjet. Është një arritje e madhe. Është shumë ekzaltuese të rikthehemi së bashku dhe të bëjmë diçka”. E teksa u pyet se kur do të ndodhë një gjë e tillë ajo ka thënë: “Epo ditëlindja jonë është në nëntor…”. Të shohim se si do të jetë ky rikthim i GIRLS ALOUD.

Advertisement