Autoritetet në SHBA kanë rihapur çështjen e famshme të dy vëllezërve Eric dhe Lyle Menendez, të dënuar përjetë për vrasjen e prindërve të tyre, në vitin 1989.
Dy vëllezërit kishin vrarë babanë e tyre, Jose, dhe nënën e tyre, Kitty, në vilën e tyre në Beverly Hills, në një nga rastet më të rëndësishme në dekadat e fundit në SHBA.
Fillimisht, autoritetet vlerësuan se vrasja erdhi pasi ata e kishin planifikuar krimin për të marrë pasurinë e majme të babait të tyre.
Rasti ka qenë sërish në qendër të vëmendjes javët e fundit për shkak të ndikimit të madh të mini-serialit të Netflix “MONSTER”.
Prokurori George Gascon tha se kishte një “detyrim moral” për të shqyrtuar provat e dhëna nga dy vëllezërit vitin e kaluar që mbështesin pretendimet e tyre se ata janë abuzuar seksualisht nga babai i tyre dhe kanë vepruar në vetëmbrojtje.
Midis këtyre artikujve është një letër nga Eric Menendez drejtuar kushëririt të tij, në të cilën përmendet gjerësisht abuzimet.
Kujtojmë se dhe vipa të shumtë si Kim Kardashian, Rosie O’Donnell, Emily Ratajkowski kërkojnë ose parashikojnë për lirimin e vëllezërve Menendez shumë shpejt.
Dy vëllezërit u dënuan në shkallë të parë (në një gjyq me një juri veçanërisht të ndarë) dhe në shkallë të dytë me burgim të përjetshëm pa kusht.