Nuk po shkon çdo gjë siç duhet për këngëtaren me famë botërore Rihanna. Asaj i është dashur të anullojë koncertin e tretë të turit muzikor. Sipas mediave rozë po qarkullojnë thashethemet se Rihanna është duke pritur një fëmijë nga partneri i saj Chris Brown. Artistja është parë duke shkuar në spital për një vizitë mjekësore pas anullimit të koncertit të fundit. Ende nuk dihet nëse është e vërtetë apo jo, por gjithsesi ky lajm përveç fansave do t’a gëzonte edhe vetë këngëtaren pasi është shprehur se e dëshiron diçka të tillë në jetën e saj. “Brenda pesë viteve do të bëjmë një fëmijë, tani jemi të rritur dhe mund t’a bëjmë një gjë të tillë”,- është shprehur ajo për revistën “Elle”.
Megjithatë, burime të afërta me yllin e muzikës kanë përgënjeshtruar këtë hipotezë, duke thënë: “Ka vetëm disa probleme të vogla fizike. Nuk është shtatzënë, të paktën për momentin”.