Rihanna nuk zhgënjeu në Oscar 2023. Këngëtarja befasoi në tapetin e kuq me paraqitjen e saj e cila bëri shumë përshtypje.
Fustani i zi me mëngë të gjata Alaïa që i rrinte pas trupit nxirrte në pah besim dhe magjepsjen e saj. Fustani nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakët, të cilin e prekte me shumë dashuri.
Këngëtarja e kompletoi look-un e saj me buzët e kuqe të ndezura dhe bizhuteritë nga Moussaieff.
Këngëtarja “Lift Me Up” performoi këngën e saj të nominuar për Oscar duke ndryshuar nga pamja e saj në tapetin e kuq. E veshur me një bluzë të zezë me diamante, ylli shtatzënë performoi kolonën zanore “Black Panther: Wakanda Forever”.
Këmisha shkëlqyese – e cila ishte bërë me porosi për të nga John Galliano për Maison Margiela – përmbante fije kristalesh të varura nga fundi. Më shumë se 140 karat diamante nga De Beers ishin të veshura nga Riri.
Këngëtarja e “Diamonds” nuk është e panjohur për sukseset e saj pasi ka marrë nëntë çmime ndër vite në ‘Grammy’, por mbrëmë shënoi herën e saj të parë si e nominuar për Oscar. Megjithatë, ishte filmi indian “RRR” që mori çmimin për këngën më të mirë.
Rihanna performs "Lift Me Up" at the #Oscars. https://t.co/ndiKiHfmID pic.twitter.com/cyESzOZnmm
— Variety (@Variety) March 13, 2023