Rihanna sapo ka nxjerrë një single të ri, por fansave do u duhet të punojnë për ta dëgjuar.Një pjesë e këngës së titulluar “Bitch Better Have My Money” fillimisht u publikua në aplikacionin Dubsmash, ndërsa e plotë u publikua më pas.
Ajo postoi një tweet, që më pas e ka fshirë, ku thoshte se duhej dowload-uar aplikacioni për të dëgjuar këngën. Ndërkaq ende pritet publikimi i single në youtube dhe rrjete të tjera.
Këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të hidhet në treg albumi i ri ku do të përfshihen edhe këngët “Bitch Better Have My Money” dhe “FourFiveSeconds”.
Rihanna ka publikuar në Instagram edhe një cover, por nuk dihet nëse është i këngës apo albumit.

Advertisement